Ka startuar sot në Tiranë, Java Kulturore Egjiptiane.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti priti sot Ministren e Kulturës së Egjiptit, Nevien El Kilany, e cila ndodhet në Tiranë për hapjen e Javës së Kulturës Egjiptiane.

Sot pata nderin të pres në Tiranë Ministren e Kulturës së Egjiptitوزارة الثقافة المصرية, znj. Nevin El Kilany, që pranoi ftesën tonë për të qenë e pranishme në hapjen e Javës së Kulturës Egjiptiane.

Në takimin që patëm diskutuam rreth bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve tona, duke e shtrirë që nga opera e baleti, te muzeologjia, artet pamore e edukimi i të rinjve.

Ministrja e Egjiptit shprehu gatishmërinë për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona në fushën e kulturës, jo vetëm në muzikë, opera e balet, por edhe në muzeologji, arte pamore dhe në edukimin e të rinjve.

Java e Kulturës Egjiptiane është një rast i mirë për të njohur njëri-tjetrin nga Tirana në Kajro.

Memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar midis Operës së Egjiptit dhe asaj shqiptare ka për të qenë një hap i rëndësishëm në përpjekjet e përbashkëta për forcimin e bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve artistike, veçanërisht të të rinjve, u bë e ditur nga dy ministret e Kulturës.

Egjipti i kulturës së jashtëzakonshme vjen me një kalendar të bukur, që nis me një koncert të Orkestrës së Operës së Kajros dhe të Teatrit të Operës dhe Baletit, si një kurorëzim i memorandumit të bashkëpunimit mes dy teatrove të operës, për të vijuar me një ekspozitë të rrallë, të organizuar po në këto ambiente nga Biblioteka Kombëtare, që na zbulon Egjiptin përmes imazheve.

“Description de l’Egypte” është një ekspozitë e disa librave origjinalë, monumentalë, shkruar nga një mori studiuesish, në traditën e udhëtimeve kërkimore shkencore të shekullit XVIII dhe botuar me urdhër të Napoleon Bonapartit. Ky koleksion i përket thesarit të jashtëzakonshëm dhe të paekspozuar më parë të Bibliotekës Kombëtare.

Për të mos u humbur është edhe koncerti me muzikë folklorike egjiptiane, në Sheshin “Skënderbej”. Një performancë unike e Grupit Folklorik Egjiptian, që do të na përfshijë të gjithëve në ritme e ngjyra.

Ngjarjet kulturore do të shtrihen në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, Kalanë e Gjirokastrës, Galerinë Kombëtare të Arteve, Universiteti i Tiranës, Qendra Kombëtare e Kulturës Familjare, Instituti i Arsimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, Qendra për Hapje dhe Dialog, Sheshi Skënderbej dhe kinematë lokale.

http://www.mcntv.al/2022/09/19/19-25-shtator-nis-java-kulturore-egjiptiane-n-tiran