Koncerti simfonik vë në qendër orkestrën, pasi drejtoresha Abigela Voshtina në prezantimin e kalendarit e cilësoi diamantin e shfaqjeve. Tingujt e Rahmaninov dhe Dimitri Shostokovich u interpretuan nga pianisti me famë ndërkombëtare Giuseppe Albanese, i cili u shoqërua nga orkestra nën drejtimin e dirigjentit Italian Jacopo Sipari, i cili e vë theksin tek domosdoshmeria e shijes së muzikës live në sallën e koncerteve
Ndërsa pianisti e cilësoi një koncert për jetën dhe shpresën.
Pas këtij koncerti, në kalendarin 4 mujor nuk mungojnë premiera si opera e Verdit “Requiem”, rivënieve skenike, balet dhe festivali i Dancit ku do të shfaqen edhe pjesë baleti të Angelin Preljocaj si dhe premira do ketë edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore. /abcnews.al