Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit u elektrizua mbrëmjen e së enjtes nga ndërthurja e simfonisë që korri sukses triumfal në Leningrad, atë të Schostakoviç-it dhe koncertit të mirënjohur të Rachmaninoff-it, “Renaissance of a Barbarian Artists”.
Me pjesëmarrjen e veçantë të dirigjentit të mirënjohur Jacopo Siparo di Pescasseroli, dhe pianistit me famë ndërkombëtare Giuseppe Albanese, në bashkëpunim me orkestrën e TKOB duke filluar kështu sezonin e ri artistik. “Perceptova një afeksion nga ana e publikut në limitet e së rrallës. Edhe me orkestrën u ndjeva shumë mirë. I bëra komplimente të gjithë profesorëve, sidomos për dy gjëra; serioziteti dhe profesionalizmi. Dëshironim diçka ekskluzivisht live dhe me transmetimin e emocioneve që vetëm live mund të ndodhin”,tha pianisti Giuseppe Albanese.
https://kohajone.com/teatri-i-operas-thyen-traditen-celet-me-simfoni-dhe-jo-me-opera/