Njohja ndërkombëtare e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor është një ndër synimet e mia”. 

Kjo ishte deklarata e Drejtoreshës së Përgjithshme të TKOBAP-së, Abigeila Voshtina, e cila në konferencën e saj të parë për shtyp theksoi se Teatrit tashmë do i bashkohen artistë shqiptarë me famë botërore për të çuar përpara projektet e TKOBAP-së. 

Në skenën e kësaj të fundit mbrëmjen e 1 shtatorit do të shfaqet koncerti i parë premierë “Renaissance of a Barbarian Artists”, me pjesëmarrjen e veçantë të dirigjentit të mirënjohur italian Jacopo Siparo di Pescasseroli, pianistit me famë ndërkombëtare Giuseppe Albanese, të cilët në bashkëpunim me orkestrën e TKOBAP-së do të startojmë sezonin e ri artistik.  

Voshtina, e cila mori drejtimin e TKOBAP-së më 1 korrik të vitit 2022, përpara artistëve dhe gazetarëve bëri me dije se për të është shumë I rëndësishëm kalendari artistik përgjatë shtatorit-dhjetor 2022. 

Sipas saj, puna për këtë të fundit nuk do të ndalet, ku njohu dhe publikun me emrat e rinj të Bordit Artistik. Ndër anëtarët e rinj ajo që pikasi ishte emri I Ermonela Jahos – një ndër sopranot më të suksesshme dhe më të njohura si brenda vendit ashtu edhe në botë. 

“Misioni i parë i bordit është promovimi dhe zhvillimi i teatrit me sjelljen e emrave ndërkombëtarë”. 

https://albanianpost.com/nis-sezoni-i-ri-ne-tob-voshtin-synon-njohjen-nderkombetare-te-tij/