Balet nga kompania e Preljocaj, muzikal nga Ansambli, opera “Kavaleria Rustikana”, baleti “Dua” dhe “Vjosa”, festival danci, opera “La serva padrona”, masterclas nga Elda Laro janë vetëm disa prej premierave dhe pjesët e programit ku do të jenë edhe javët e kulturës ndërkombëtare. Ministrja bëri publik edhe bordin e ri të teatrit. Ndërsa sezoni çelet këtë të enjte me koncert me Shostakovic e Rahmanof, të luajtur nga pianisti Giusepe Albanese, Drejtoresha me Voshtina u ndal te kalendari gjatë për të gjitha zhanret. Duke vlerësaur secilën premierë e koncert, ajo kërkoi t’i japë peshë orkestrës. Duke premtuar më pak skenografi me leduolle dhe më shumë tradicionale, ministrja tha se në pjesën e skenografisë do të bëhet investim kapital që vjen pas rikonstruksionit të godinës. Margariti tha se Ministria po punon për blerjen e një pianoforteje të re, restaurimin e ekzistuesit, ndërsa duke mos parë si qasje të duhur vendosjen e afateve, u përgjigj edhe për çështjen e pagave të Teatrit Kombëtar që kanë kërkuar rritje pas rritjes që ju bë artistëve të Operas. Ndërsa ka aktorë që nuk janë angazhuar në dy teatrot e vendosur te Turbina, titullarja e ministrisë tha se do shihen me efikasitet kontratat e përhershme.
Published on 02 09 2022