Është prezantuar në Teatrin e Operas dhe Baletit, drejtoresha e re e sapozgjedhur, Abigeila Voshtina. Pas 8 vitesh si drejtore artistike, violinistja, rikthehet si titullare e përgjithshme, pak kohë pasi kishte dhënë dorëheqjen. Duke premtuar të jetë ndryshe teksa përmendi përvojat e dyanshme, ajo kërkoi propozime dhe ofroi mbështetje.

“Jam shumë e lumtur qëe kalova atë fazë që kalova sepse ishte një sfidë me veten time, sidomos në këtë gjendje që tani nuk mund ta fsheh më, sepse kam dy sfida: njëra e të bërit nënë për herë të parë dhe e dyta e të qenit drejtor. Të gjithë më njohin, dikush nga ju ka eksperienca të mira e dikush eksperienca që I mban brenda vetes, jo aq të mira le të themi, por unë jam person I drejtpërdrejtë dhe do të vazhdoj të jem. Nuk dua të përsëris veten sepse nuk më takon të përsëris dhe kjo është sfida ime numër një e këtij institucioni. Do të kemi për herë të parë një kalendar 2-vjeçar i cili do të shkruhet dhe do të bëhet”, tha Voshtina.

Ministrja nga ana e saj u kaloi artistëve meritat e mbajtjes gjallë të institucionit në vitet pa godinë, dhe u dha ndërkaq lajmin e rritjes së pagave, një premtim ky tejet i zvarritur.

“Mënyra stoike se si ju e mbajtët gjallë skenën artistike panjë shtëpi, është patjetër përtej drejtuese dhe përtej institucionit që drejtoj, Ministrisë së Kulturës, drejtuesve të Teatrit të Operas, është meritë e gjitha juaja. Do ta bëjmë me efekt aktiv që nga data 1 korrik. Akti presim të kalojë mbledhjen e ardhshme të qeverisë”, tha Margariti.

http://gazetashqiptare.al/2022/07/01/voshtina-merr-freret-e-teatrit-te-operas-dhe-baletit-ka-nga-ata-qe-kane-eksperienca-jo-te-mira-mua-nuk-dua-te-perseris-veten/