Abigela Voshtina është zgjedhur drejtoresha e re e Operas dhe Baletit. Burime për Gazetën Panorama bëjnë me dije se se Voshtina u zgjodh mes shtatë kandidaturave nga një komision i ngritur nga Ministria e Kulturës, ku kishte specialistë shqiptarë dhe të huaj.

Ajo do të zëvendësojë në këtë pozicion ish-drejtoreshën e Operas dhe Baletit, Zana Çela.

Voshtina me profesion violiniste, ka qenë për 8 vite drejtoreshë Artistike e Teatrit të Operas, duke patur një bashkëpunim të ngushtë me ish-drejtorin Ilir Kerni dhe me drejtoreshën që pason në detyrë, Zana Çela.

Në platformën e saj fituese Voshtina ka propozuar një kalendar dy-vjeçar me fokus bashkëpunimin e ngushtë me Bashkinë e Tiranës. Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Zana Çela, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.

Znj. Abigeila Voshtina emërohet drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

http://www.panorama.com.al/zgjidhet-drejtoresha-e-re-e-operas-dhe-baletit-kush-eshte-ish-drejtoresha-e-tkobap-qe-zevendeson-zana-celen/