Qeveria ka zgjedhur drejtoreshën e re të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina. Kjo e fundit do të pasojë në detyrë Zana Çelën. Vendimi që u mor në mbledhjen e djeshme (22 qershor) në Këshillin e Ministrave, ka hyrë në fuqi menjëherë.
VENDIMI
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TEATRIT KOMBËTAR TË OPERËS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Znj. Zana Çela, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.
- Znj. Abigeila Voshtina emërohet drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
/rtsh.al/
https://lajme.rtsh.al/artikull/zgjidhet-drejtoresha-e-re-e-tkob-abigeila-voshtina-pason-ne-detyre-zana-celen