Violinistja Abigelë Voshtina, do të jetë drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB), për 4 vitet e ardhshme. Kryeministri Rama hodhi firmën përfundimtare, duke e zgjedhur violinisten në krye të institucionit të rëndësishëm të kulturës.

Ajo zëvendëson në këtë post Zana Çelën, e cila e mbajti këtë detyrë që nga gushti i 2016, teksa nuk arriti që të merrte një mandat të dytë. Voshtina mundi primabalerinën Adela Muçollari, tenorin Josif Gjipali, koreografin Tomorr Kokona, trompistin Kleanthi Gjika dhe violinistin Arben Skënderin.

Voshtina ka qenë Drejtoreshë Artistike e TKOB dhe se ishin vetë artistët e Orkestrës Simfonike të TKOB, që kanë dashur largimin e saj nga ky pozicion në 2017-ën, madje edhe duke bërë një peticion ku e akuzonin për përdorim të postit për përfitime personale, shkelje të rregullores, probleme komunikimi etj.

https://kohajone.com/abigele-voshtina-sfidon-koleget-emerohet-drejtoresha-e-re-e-tkob/