Prej 1 qershorit, vepra “Ballo me maska”, e shkruar nga kompozitori italian Giuseppe Verdi është ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në kuadër të Javës së Kulturës Italiane.

Në disa foto të publikuara nga LSA duket se si duken artistët me veshje skenike bëjnë sfilatë teksa janë të përgatitur për shfaqjen madhështore. Opera do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit deri më 4 qershor që ka bërë artistë shqiptarë dhe të huaj.

Nga 31 maji, deri në 7 qershor do të zhvillohet në disa qytete të Shqipërisë Java Kulturore e Italisë. Kjo nismë e qeverisë shqiptare me moton “Shqipëria mikpret botën”, zhvillohet në kuadër të “Javëve Ndërkombëtare të Kulturës”, ku marrin pjesë 17 vende të ndryshme të botës si dhe vende të Bashkimit Evropian.

https://zeri-qytetareve.com/ballo-me-maska-ne-tirane-artistet-shqiptare-e-te-huaj-bejne-sfilate-me-veshje-skenike/