Në datat 28 dhe 29 mars, Tirana do të do të flasë me gjuhën e muzikës klasike, nga interpretimet e 16 artistëve nga katër kontinente të ndryshme.
Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit zhvillohet edicioni i 18-të i Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja”. Artistët konkurrojnë përballë njëri-tjetrin, ndërsa vlerësimet do të bëhen nga juri vendase dhe e huaj.
Regjisori i koncertit është nëndrejtori i Operas së Kievit. I larguar nga Ukraina pasi nisi agresioni rus, punën e tij artistike e ka zhvendosur në Tiranë, ku thotë se të gjithë e kanë mirëpritur në këtë periudhë të vështirë. organizatorët zbulojnë se koncerti do të nisë më një mesazh mes notash muzikore dedikuar situatës në Ukrainë.
Drejtor skenik i Operas së Kievit, Anatoliy Solovianenko: Ju e dini situatën në vendin tim, por është e rëndësishme të vazhdoj të punoj. Kur pashë që gjërat nuk po bëheshin më mirë, shkova në Vienë te familja ime dhe kur më erdhi ftesa nga drejtoresha për të ardhur këtu pranova menjëherë. Publiku duhet të vijë të shikojë këto talente të reja.
Me artistët që kanë përzgjedhur ariet më të bukura nga repertorin e legjendave të këngës, ndërsa mbajnë veshur kostume 3D të punuara me dorë nga studentët e Akademisë së Arteve, eventi premton surpriza dhe emocione në dy mbrëmjet artistike.