Edicioni i 18- të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” i ka dedikuar një moment të veçantë ngjarjeve në Ukrainë. Themeluesja e festivalit njëkohësisht drejtore e Operas dhe Baletit Zana Çela thotë se megjithëse bashkëpunimi me regjisorin Anatolli Solovianenko ka nisur 4 vite më parë , tashmë u bë realitet në këtë kohë të trishtë, nga ana tjetër dy artisët rus nuk iu bashkuan 15 konkurrentëve festivalit shkak lufta.
Regjisori e vë theksin tek domosdoshmëria e vazhdimësisë së jetës në këtë kohë lufte.
Sopranoja Enkeleda Kamani e cilëson trampolinë suksesi skenën e Marie Krajës nga këtu nisi karrierën ndërkombëtare
Për dy netë nga datat 29-30 Mars, krahas interpretimit të arieve më të njohura ndërkombëtare dhe shqiptare shoqëruar nga orkestra orkestra e TKOB& trupa e baletit, nën drejtimin e Dirigjent. Martin Andre nuk do të mungojnë edhe notat e spektaklit dhe modës nga krijimet e studentëve nën udhëheqjen artistike të artistes dhe pedagoges Najada Hamza.