TIRANË, 6 mars /ATSH/ Një koncert solistik i dha udhë kolanës “Opera Soul”, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Në 60 minuta program, sopranoja Nina Muho, basi Bledar XH Domi dhe pianisti Igli Rapaj, dhuruan interpretime fantastike.

Pjesë e programit ishin ariet më përfaqësuese të kryeveprave nga Donizetti, Puccini, Handel, Mozart, Verdi, Bellini, Piazzolla, Rossini, Jakova.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti nëpërmjet një reagimi u shpreh se, “një koncert solistik i dha udhë kolanës “Opera Soul”, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Sopranoja Nina Muho, bass-i Bledar XH Domi dhe pianisti Igli Rapaj në 60 minuta program dhuruan interpretime fantastike të arieve më përfaqësuese të kryeveprave nga Donizetti, Puccini, Handel, Mozart, Verdi, Bellini, Piazzolla, Rossini, Jakova”. /j.p/

http://ata.gov.al/2022/03/06/koncerti-solistik-nis-kolanen-opera-soul-ne-tkob/