“Carmen” është liri, kështu shprehet Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit për shfaqjen operistike, që do të vijë në skenë në tre mbrëmje për publikun. Tashmë në skenën e re të TKOB vjen në datat 20, 22 dhe 24 shkurt produksioni që ngjit në skenë 200 artistë, ku Carmen interpretohet nga Vikena Kamenica. Vepra operistike e kompozitorit Georges Bizet është me një kast solistësh ndërkombëtarë dhe shqiptarë. “Ju mirëpret super shfaqje”, bën me dije teatri. Një produksion që ngjit në skenë artistët e karrierës në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, artistë ndërkombëtarë, korin, trupën e baletit dhe solistët e saj, por dhe artistët e së ardhmes. Dirigjent Pietro Mianiti, regjisor Gëzim Myshketa, me pjesëmarrjen aktores Tinka Kurti. Koreograf Gheorghe Iancu, realizon rivënien Ada Gurra, dirigjent kori Dritan Lumshi, kostumograf Ardi Asllani, skenograf Renold Sula, koncert maestër Ingrid Pulizo, Herta Cane, Thanas Paskali. Në role Carmen -Vikena Kamenica; Don Jose Milen Bozhkov, Armaldo Kllogjeri, Micaella- Renisa Laçka dhe Dorina Selimaj; Escamillo-Armando Likaj, Paolo Ingrasciotta; Fransquita- Rovena Xhelili; Mercedes -Shpresa Beka, Remendado- Denis Skura, Dancairo- Erlind Zeraliu, Zuniga- Xhieldo Hyseni dhe Bledar Domi, Morales -Genc Vozga. Orkestra, trupa e baletit dhe kori, kostumografi e re dhe skena masive në këtë produksion. Në skenën e madhe të TKOB, sipas institucionit rishkruhet historia më dramatike e dashurisë. “As vetë Bizet nuk do të ishte i ndërgjegjshëm se çfarë vepre po linte pas, derisa ajo preku skenën dhe drithëroi publikun për tu kthyer ndër veprat më të dashura në historinë e operës botërore”, thotë tetari për këtë vepër që është e autorit Georges Bizet.

https://sot.com.al/kultura/opera-carmen-tre-mbremje-per-publikun-ne-skenen-e-madhe-te-tkob-rishkruh-i494835