TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, nisi mbrëmjen e djeshme sezonin e ri artistik 2022, me një koncert madhështor kushtuar jetës dhe krijimtarisë së themeluesit të koreografisë shqiptare, Panajot Kanaçi. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme publikua ka ndjekur koncertin tjetër gala kushtuar kompozitorit të njohur Tish Dajija.
Në koncertin për maestro Kanaçin, kulmimacionet e krijimtarisë së tij të baletit dhe valleve popullore, tronditën publikun i cili duartrokiti gjatë çdo pjesë të programit dhe sekuencat filmike, të jetës së tij.
Si një muzikal filmik, me një koncept teje emocional, koncerti solli mes publikut “Mjeshtrin e Madh” – Panajot Kanaçi. Gjatë mbrëmjes, Presidenti Ilir Meta vlerësoi artistin e madh me dekoratën e Lartë – “Nderi i Kombit”.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme një tjetër artist i madh, Tish Daija – “Nderi i Kombit”, emocionoi skenën dhe publikun në koncertin kushtuar jetës dhe krijimtarisë së tij, me titull:”Kompozitori që ndezi flakë në dëborë”.
Drejtore e TKOB, Zana Çela sqaroi më herët se “koncepti i koncerteve për jetën dhe veprën e Panajot Kanaçit dhe Tish Daisë, synon njohjen e krijimtarisë së tyre tek publiku i ri, i cili ndoshta ka dëgjuar e ndjekur meloditë e mrekullueshme të këngëve a veprave simfonike e valleve popullore, por nuk e di që ato janë krijuar nga Tish Daija. Njeh vallen e shqipeve apo “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, por nuk e di që ato janë krijuar nga Panajot Kanaçi. Këto vlera të traditës tonë ne duam t’ja kalojmë edhe artisteve te rinj, ashtu siç dikur Panajot Kanaçi zbuloi e trajnoi, Lili Cingun, Genc Kastratin e shumë të tjerë, sot edhe dhe këta mjeshtra po trajnojnë valltarët e rinj dhe balerinët e trupës sonë të baletit dhe Ansamblit Popullor”.