“Magjistari i valles shqiptare” Panajot Kanaçi dhe “Kompozitori qe ndezi flakë në dëborë”, Tish Daija janë dy mbrëmjet gala që do të shpalosin krijimtarinë 50-vjeçare të dy korifejve si edhe anë të panjohura të jetës së tyre. Emocionet  për mbretëreshën e valles shqipe Lili Cungu sa herë shkel në skenë janë të mëdha , e aq më tepër kur flet për Panajot Knacin. Cingu është rikthyer në Ansambël edhe si mentore  e talenteve te reja për të cilët ka këtë porosi.

Ndërsa  Genc Kastrati I cili vazhdon rrugën e Panajot Kanacit dhe stafetën e Rexhep Celikut thotë se qëllimi kryesor mbetet ruajtja  dhe vazhdimi i traditës pa u cënuar nga modernizmi

Ne dy koncertet gala që do të mbahen në datat 8 dhe 9 marrin pjesë trupat artistike të Ansamblit Popullor, orkestra, trupa e baletit, solistët e vokalit dhe këngëtarët e ftuar Aleksander Gjoka, Kamela Islamaj, Venera Lumani. /abcnews.al/

https://abcnews.al/tkob-cel-sezonin-me-panajot-kanacin-e-tish-dajine/