Gjurmët e koreografit Panjot Kanaçi si krijues i trupës së parë të baletit dhe kompozitorit Tish Daija në artin shqiptar ndjehen edhe sot.

Ndaj në nder të këtyre dy mjeshtërve, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të organizojë dy shfaqje Grand Gala.

Jeta, veprimtaria dhe kontributi i artistëve do të bëj së bashku mbi 150 artistë, ku si qëllim kryesor kanë përcjelljen e këtyre krijimtarive tek brezat e rinj.

ZANA CELA

DREJTORESHE E TKOB

“Përmasat e mëdha që ka lënë krijimtaria e këtyre dy mjeshtrave do të përcaktojë dhe përmasat e këtyre dy koncerteve. Teatri i operës dhe baletit vjen me këto koncerte me nje koncept tjetër, me një koncept ndryshe për të njohur jo vetëm krijimtarinë e këtyre dy artistëve të mëdhenj. qëllimi tjetër i joni është jo vetëm të prezantojmë traditën dhe kontributet  e  brezave të rinj por dhe tia kalojmë artistëve të rinj.”

Për valltarin Genci Kastrati ngjitja në skenë e këtyre emrave mbart dhe një përgjegjësi, ruajtjen e formave origjinale.

GENC KASTRATI

VALLTAR

“Përgjegjësia më e madhe e jona është që mos i transformojmë motivet origjinale, pasi motivet popullore që kanë qenë të përpunuara nga profesor Kanaçi ti ruajme në të njëjtën formë . Jemi munduar që të rinjve t’i japim maksimumin dhe të ndalojmë në çdo detaj të valles.”

Shfaqjet “Magjistari i valles shqiptare”, Panajot Kanaçi, dhe “Kompozitori që ndezi flakë në dëborë”, Tish Daija, do të mbahen më datë në datat 8 dhe 9 shkurt.

https://www.vizionplus.tv/tkob-nis-sezonin-e-ri-artistik-ne-8-dhe-9-shkurt-shfaqje-per-tish-daija-n-dhe-panajot-kanacin/