Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, shfaq në datat: 8 dhe 9 shkurt “Grand Gala”, 2 koncerte premierë absolute kushtuar themeluesve të institucionit unik të artit në Shqipëri.

Magjistari i Valles shqiptare Panajot Kanaci të martën dhe kompozitori që ndezi flakë në dëborë Tish Daija, të mërkurën.

Një program i cili do të miksojë performancat masive të trupave artistike të Ansamblit Popullor, orkestrës dhe trupës së baletit dhe solistëve të tyre. Lili Cing kujton madhështinë e Panajot Kanacit.

Në koncertin kushtuar Panajot Kanacit,programi do të bëjë bashkë të gjitha trupat artistike të Ansamblit Popullor, orkestra, trupa e baletit, solistët e vokalit të TKOB si edhe këngëtarë të ftuar të muzikës pop-rock si: Aleksandër Gjoka, Venera Lumani dhe Kamela Islamaj.

Këto dy koncerte çelin këtë sezon artistik në 65 vjetorin e krijimit të TKOB.

https://top-channel.tv/2022/02/07/granda-gala-ne-teatrin-e-operas-dy-koncerte-kushtuar-panajot-kanacit-dhe-tish-dajias/