Në konferencën e sotme për shtyp, Drejtoresha e Përgjithshme e #TKOBAP, znj. Zana Çela prezantoi dy koncertet GRAND GALA, premiera absolute kushtuar krijimtarisë së “Magjistarit të valles shqiptare” – Panajot Kanaçi dhe “Kompozitorit që ndezi flakë në dëborë” – Tisha Daija / “Nderi i Kombit”, që nisinin sezonin artistik dhe në vijim të festimeve të 65-së vjetorit të krijimit të TKOBAP-së.
Znj. Çela në fjalën e saj, ndër të tjera u shpreh:
“Ndryshe nga koncertet e tjera, këtë herë koncepti ynë për jetën dhe veprën e Panajot Kanaçit dhe Tish Daisë, synon njohjen e krijimtarisë së tyre tek publiku i ri, i cili ndoshta ka dëgjuar e ndjekur meloditë e mrekullueshme të këngëve a veprave simfonike e valleve popullore, por nuk e di që ato janë krijuar nga Tish Daija. Njeh vallen e shqipeve apo “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, por nuk e di që ato janë krijuar nga Panajot Kanaçi. Këto vlera të traditës tonë ne duam t’ja kalojmë edhe artisteve te rinj, ashtu siç dikur Panajot Kanaçi zbuloi e trajnoi, Lili Cingun, Genc Kastratin e shumë të tjerë, sot edhe dhe këta mjeshtra po trajnojnë valltarët e rinj dhe balerinët e trupes tonë të baletit dhe Ansamblit Popullor.”
Dy koncertet GRAND GALA, do të presin publikun në 08 dhe 09 shkurt në orën 19:00 në skenën e madhe të TKOBAP.
Published on 08 02 2022