Opera “La Boheme” nga Puçini dhe libret të Giuseppe Giacosa dhe Luigi Illica, u mirëprit mbrëmjen e djeshme në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Në këtë shfaqje të operas bohemiane, historisë më të bukur të dashurisë, interpretuanorkestra, kori, trupa e baletit, artistët e Cirkut të Tiranës dhe kori i Fëmijëve. Regjia e këtij produksioni iu besua regjisores së re, Ada Gurra, e cila shënon për herë të parë në karrierën e saj, realizimin e një produksioni operistik të këtyre përmasave. Gjithashtu skenografia iu besua një tjetër talenti të ri, Renold Sula. Orkestra e TKOB u dirigjua nga dirigjenti italian Jacopo Sipari, ndërsa kostumograf është Ardi Asllani. Në rolet kryesore mbrëmjen e djeshme interpretuan Eva Golemi (Mimi), Dorina Selimaj (Musetta), Raffaele Abete (Rodolfo), Armando Likaj (Marcello), Ogert Islami (Schaunard)Bledar Domi (Colline), Genc Vozga (Benoit), Sokol Hidersha (Alcindoro), Gerald Murrja (Parpignol) dhe Erlind Zeraliu (Sergente dei Doganieri).

Sinopsi i veprës

Në fundin e shek. XIX në Paris, katër shokë jetojnë së bashku në një papafingo. Rodolfo dhe Marcello qëndrojnë në shtëpi duke punuar dhe vjen njëri nga të rinjtë, muzikanti Schaunard, i cili ka fituar para dhe ata vendosin për të ngrënë në një restorant aty pranë. Poeti Rodolfo nuk i shoqëron, sepse duhet të mbarojë shkrimin e tij, por ndërpritet nga Mimi, një rrobaqepëse e cila ishte fqinjë me të. Ata tërhiqen nga njëri-tjetri me shikim të parë dhe bashkëdrejtohen për në restorant, ku po i presin miqtë e tij.

Marcello, shoku i Rodolfos po flirtonte me ish-të dashurën e tij Musetta, e cila detyron shoqëruesin e saj të paguajë faturën për të gjithë. Më vonë Musetta dhe Marcello jetojnë bashkë, si Mimi dhe Rodolfo, kjo e fundit vuan nga tuberkulozi dhe do të ndahet nga Rodolfo, sepse ai mendon që nuk ka mundësi ta ndihmojë të shërohet. Musetta ndahet nga Marcello dhe katër shokët rikthehen në jetën e tyre në papafingo. Ata vizitohen nga Musetta, e cila ka shoqëruar Miminë. Mimì dhe pse tani jeton e pasur, kur ndjen se vdekja po i afrohet, shkon drejt dashurisë së saj të vetme, Rodolfos. Ajo dëshiron të vdesë në krahët e tij, e rrethuar nga miqtë e saj të vërtetë. Musetta, Marcello, Schaunard dhe Colline bashkohen në një përqafim të fundit, ndërkohë që Rodolfo qan mbi trupin e pajetë të Mimisë. Opera “La Boheme” do të shfaqet edhe në datat 15, 16 dhe 17 dhjetor. Në shfaqjen e 15 dhjetorit do të interpretojnë Renisa Lackaj (Mimi), Nina Muho (Musetta), Raffaele Abete (Rodolfo), Paolo Ingrasciotta (Marcello), Ogert Islami (Schaunard), Xhieldo Hyseni (Colline), Bledar Domi (Benoit, Alcindoro), Gerald Murrja (Parpignol) dhe Erlind Zeraliu (Sergente dei Doganieri). Ndërsa në 16 dhjetor do të interpretojnë Simona Karafili (Mimi), Dorina Selimaj (Musetta)Raffaele Abete (Rodolfo), Armando Likaj (Marcello), Ogert Islami (Schaunard), Bledar Domi (Colline), Genc Vozga (Benoit), Sokol Hidersha (Alcindoro), Gerald Murrja ( Parpignol)Erlind Zeraliu (Sergente dei Doganieri). Në 17 dhjetor do të interpretojnë Nina Muho (Mimi), Dorina Selimaj (Musetta), Raffaele Abete (Rodolfo), Paolo Ingrasciotta (Marcello), Ogert Islami (Schaunard), Xhieldo Hyseni (Colline), Bledar Domi (Benoit, Alcindoro), Gerald Murrja ( Parpignol), Erlind Zeraliu (Sergente dei Doganieri).

https://ata.gov.al/2021/12/15/la-boheme-e-pucinit-mirepritet-nga-artdashesit-ne-tkob/