La Boheme” opera e kompozitorit Giacomo Puccini për katër mbrëmje vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Katër shfaqje në skenën e re, e cila sipas TKOB mirëpret katër kaste të ndryshme artistësh shqiptarë dhe ndërkombëtarë, në katër mbrëmje në datat 14,15,16 dhe 17 dhjetor. Sopranoja e njohur Eva Golemi në skenë vjen me rolin e Mimisë. Një rol, që sipas saj ka rëndësi si dhe të tjerë më parë dhe që është për vokalin e saj. “Mimi është një rol që nuk duhet të mungojë në repertorin e një soprano. Sjell freski vokale transformim në planin liriko- dramatik dhe të jep mundësinë e shpalosjes së dinamikave vokale. Ka rëndësi si çdo rol tjetër, që është për vokalin tim. Është po aq i dashur sa Violeta, Toska, etj. Në përgjithësi dashurohem me rolin që punoj. Më duhet të mendoj si Mimi për t’u futur në lëkurën e personazhit. Kam fatin të dirizhohem nga një super dirigjent Jaccopo Sipari”, shprehet sopranoja Golemi. Opera “La Boheme” nga Puçini me libret Luigi Illica dhe Giuseppe Giacosa pritet të jetë në skenë në katër net për publikun, por sopranoja Eva Golemi që ka rol kryesor thotë se shfaqja nuk mungon në repertor të teatrove. “Është një opera intensive, kërkon cilësi vokale dhe aktoriale jo vetëm nga Mimi po nga të gjithë personazhet. Nuk mungon në repertorin e teatrove dhe pikërisht për Kritshlindje, pasi akti i parë dhe i dytë janë pikërisht pragu i festës”, thotë sopranoja Golemi. Në katër shfaqjet e operës “La Boheme” do të interpretojnë orkestra, kori, trupa e baletit, artistët e Cirkut Kombëtar, kori i fëmijëve. Dirigjent Jacopo Sipari, regjisore Ada Gurra, skenograf Renold Sula dhe kostumograf Ardi Asllani.
Published on 16 12 2021