Drejtoresha e Përgjithshme e TKOBAP, znj. Zana Çela priti në një takim, ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Dancho Markovski.
Edhe pse ai vizitonte për herë të parë ambientet e rikonstruktuara të TKOBAP, dy përfaqësuesit diskutuan në një takim tepër miqësor, pasi historitë tona të përbashkëta mundësojnë komunikime të tilla.
– Bashkëpunimi përmes bashkëprodhimeve të dy teatrove tanë të operas dhe baletit, ishte tema kryesore e bisedës.
– Bashkëpunimi mes dy ansambleve tona shtetërore folklorike.
– Promovimi i talenteve të reja .
Të gjitha këto dakortësi idesh TKOBAP do t’i implementojmë së shpejti në takimin e rradhës mes znj.Çela dhe drejtorit të pergjithshëm të Teatrit Nacional të Operas së Maqedonise se Veriut.