Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shpall 1 vend vakant për pozicionin e punës : Specialist/financier në sektorin e Financës pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse. Kandidatët për pozicionin e punës duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:
- Specialist/e Buxhet- Financë
Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojnë personat që aplikojnë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
- Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:
- Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Financë/Kontabilitet bachelor + master ose diplomën ekuivalente me to);
- Të këtë përvojë punë jo më pak se 3 vjet; Preferohen kandidatët me përvojë në Sektorin Shtetëror;
- Të njohë dhe përdorë shumë mirë programet kompjuterike dhe programet financiare;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi-ndërpersonale, të shkruara dhe verbale si dhe të jetë i/e aftë për të punuar në grup dhe nën presion;
- Njohja e procedurave të kontabilitetit dhe prokurimeve publike;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të organizojë punën duke përmbushur afatet;
- Të njohë dhe të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
1.Jetëshkrimi CV;
2.Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara.
3.Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë nëse ka);
4.Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5.Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
6.Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7.Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.
Dokumentacioni do të dorëzohet pranë sekretarisë së TKOBAP( zyra e protokollit) ose të skanuara në mailin zyrtar të TKOBAP-së sekretaria@tkob.gov.al deri me datë 05.11.2021.Pas verifikimit të dokumentave të kërkuara, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor, kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e kërkuara do të lajmërohen nepërmjet numrit të tyre të kontaktit ose mail nga Sekretaria e Institucionit, për intervistën me gojë.
Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të web-it të Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor www.tkob.gov.al; faqja zyrtare e facebook të TKOBAP duapune.com.
Published on 26 10 2021