Pas më shumë se katër vite e gjysmë, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit hapi dyert për të gjithë artdashësit në një mbrëmje gala. Në skenën e rikonstrukturuar janë ngjitur dy yje të rangut botëror, Ermonela Jaho dhe Placido Domingo.

Ata të dy kanë interpretuar dhe kanë marrë duartrokitje disa minutëshe nga të gjithë të pranishmit. Ndërkohë orkestra është drejtuar nga dirigjenti anglez, Martin Andre.

Mbrëmja gala nisi me një dokumentar për historikun e TKOB dhe çfarë ka ndodhur që nga dita kur nisi rikonstruksioni. Ndërkohë i pranishëm në këtë event të rëndësishëm ishte kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama. Ata janë pritur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Në kuadër të masave kufizuese të pandemisë COVID-19, ata që të marrin pjesë në mbrëmjen gala kanë treguar certifikatën e vaksinimit ose një test negativ PCR të 48 orëve të fundit. Ndërkohë që mbajtja e maskës ishte e detyrueshme.

Kujtojmë se rikonstruktimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ka nisur në janar të vitit 2017 për t’iu nënshtruar kushteve më bashkëkohore dhe moderne.

https://www.gazeta-shqip.com/arti/mbremja-gala-ne-tirane-ermonela-jaho-dhe-placido-domingo-ndezin-sallen-ne-t-i1151288