Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar disa foto disa orë nga hapja e dyerve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të rikonstruktuar.

Margariti thotë se lulet në shkallët e Teatrit janë vendosur si homazh për artistët dhe njerëzit që humbën jetën gjatë pandemisë. Ditën e nesërme në këtë Teatër do të ngjiten në skenë artistë të talentuar shqiptarë e të huaj për të performuar si tenori i famshëm, Plácido Domingo, dhe sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho.

STATUSI NGA ELVA MARGARITI

Dhe pak ore na ndajnë nga hapja e dyerve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit…

Këto lule të bardha vijnë si homazh për artistët dhe njerëzit e dashur që humbëm gjatë pandemisë.

http://javanews.al/rihapja-e-tkob-margariti-publikon-fotot-lulet-e-bardha-jane-homazh-per-artistet-dhe-ata-qe-humben-gjate-pandemise/