Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhin e dy prej ikonave të muzikës operistike botërore Ermonela Jaho dhe Placido Domingo për të përshëndetur mëngjesin e sotëm.
Bëhet fjalë për një ftesë për të qenë të pranishëm më 15 shtator në mbrëmjen gala të organizuar për inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit pas rikonstruksionit.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me mesazhet e dy kolosëve të skenës operistike botërore, Ermonela Jaho e Placido Domingo, ju uroj një javë të mbarë?”, shkruan Rama.
Sopranoja Ermonela Jaho falënderon të gjithë ata breza artistës që kontribuuan në themelimin dhe krijuan një traditë të TKOB.
“Përshëndetje të gjithëve, jam shumë e lumtur që të marr pjesë në hapjen e Teatrit tonë Kombëtar të Operas dhe Baletit në mes të artistëve të mi bashkëkombas dhe me pjesëmarrjen e legjendës së operës botërore Placido Domingo. Një falënderim i madh për të gjithë ata breza artistësh që kontribuuan në themelimin dhe krijuan traditën e këtij institucioni. Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që ideuan dhe realizuan këtë projekt. Kur punojmë të gjithë së bashkë drejt të njëjtit qëllim, asgjë nuk është pamundur. Ju pres të gjithëve në datën 15 në Teatrin e Operas dhe Baletit, në Galanë e hapjes së teatrit”, shprehet ajo në mesazhin e saj.
Ndërsa tenori Placido Domingo shprehet i nderuar që do të këndojë në Tiranë.
“Të dashur miq në Tiranë. Jam i nderuar të këndoj në ceremoninë “Grand-Gala” për Inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të Tiranës. Pas 5 vitesh ky teatër ky teatër më në fund do të vijë në jetë. Dhe do të rikthet për mirëpritur performanca koncertale, opera dhe baleti. Është një gëzim për mua që të jem me ju për këtë mbrëmje speciale, me kolegë të mrekullueshëm. Shihemi në 15 shtator, për ta shijuar të gjithë së bashku skenën e re pas rikonstruksionit të plotë”, deklaron Domingo.