PREMIERË ABSOLUTE E BALETIT
“Annonciation” krijim i koreografit Angelin Preljocaj me trupën e baletit të #TKOB.

24 dhe 25 shtator – ora 19:00 në #TKOB.

Premiera absolute e baletit “Annonciation” është dhuratë e koreografit Preljocaj për #TKOB, të cilën e ka punuar në Marsej gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, me balerinat e trupës tonë dhe shfaqet në javët e festimeve të Inaugurimit të Rikonstruksionit.

Në vijim të premierës, trupa e baletit do të performojë edhe baletin “La Stravaganza” të mjeshtrit Preljocaj.

Biletat shiten çdo ditë prej orës 10:00 – 14:00 dhe 16:00 – 20:00. Për shkak të protokolleve të sigurisë ne lidhje me Covid 19, do të përdoret vetëm 30% e kapacitetit të sallës, ndaj do t’ju luteshim të nxitonit për të blerë biletën tuaj. Sasia e biletave është e limituar.

Ju mirëpresim!