Me 15 shtator, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të mbahet një mbrëmje gala në kuadër të rikonstruktimit të godinës së teatrit. Në inaugurimin e teatrit do të ngjiten në skenë kolosët boterore Placido Domingo dhe Ermonela Jaho. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi shkruan se mezi po pret që të mbahet shfaqja e parë.
“Mirëmëngjesi dhe me padurimin e ngritjes së perdes së skenës së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas e Baletit, ku në mbrëmjen e 15 shtatorit do të ngjiten artistë që u rritën aty për të kapur majat e botës, por edhe artistë të huaj të atyre majave të botës, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama.