“Mbrëmje Rosiniane” titullohej koncerti koral me pjesë të zgjedhura nga krijimtaria e kompozitorit shumëdimensional, Gioachino Rossini-t. Artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit zhvilluan një koncert me pjesë nga krijimtaria e kompozitorit të njohur në vijim të sezonit artistik, që po zhvillohet online prej disa kohësh. Me një program të pasur muzikor edh ky koncert është në programin online të TKOB. Koncerti koral ishte me dirigjent Dritan Lumshin. Në një reagim të tij dirigjenti Lumshi shprehet se në vijim të kalendarit artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit ishte planifikuar mbrëmja nga krijimtaria e Rossinit. “Duke iu përmbajtur kushteve, të cilat na i dikton situata aktuale e covid të gjitha trupat është menduar, që të gjithë sektorët artistikë të kenë shfaqje të ndryshme. Në rastin konkret “Mbrëmja Rosiniane” ishte vetëm me trupën e korit”, tregon dirigjenti Dritan Lumshi. Koncerti koral “Mbrëmje Rosiniane” ishte me pjesë të zgjedhura nga krijimtaria e kompozitorit shumëdimensional Rossini dhe dirigjenti Driatn Lumshi tregon se përveç materialeve korale pati dhe materiale të tjera me artistët. “Trupa u formatua në formacione më të vogla, pra brenda trupës së korit kishim tre formacione të tilla. Përveç materialeve korale u interpretuan edhe materiale solistike. Dy javë para kësaj ishte një mbrëmje vetëm me materialet e Brahms-it, me një kor kameral vetëm me të rinjtë, të cilët janë të angazhuar pranë TKOB”, shprehet dirigjenti Dritan Lumshi. Solistë në koncert ishin Shpresa Beka, Rovena Xhelili, Ina Gaqi, Laura Hoxha, Erlind Zeraliu, Antonio Zefi, Gerald Murrja, Artur Vera. Kori Kameral përbëhej nga Elda Koçibelli, Rovena Xhelili, Enkeleda Zepishta, Ina Gaqi, Roel Llupo, Gilmond Miftari, Glerson Hoxha, Antonio Zefi, Sokol Tomori, Aurel Thellimi, Genc Vozga, Redrina Kokona, Eglantina Shkurti, Majlinda Havale, Enkelejda Dama, Rudi Sata, Fatbardh Karaj, Keldi Ametaj, Mikel Kraja, Ogert Islami, Sokol Hidersha. Kori Femëror: Klodi Bocka, Moza Agolli, Silvana Kiri, Rovena Xhelili, Sofika Kole, Atea Aliko, Leidi Helshani, Majlinda Laska, Shamsah Gega, Irena Saraçi. Piano Igli Rapaj.

Kompozitori dhe aktiviteti

Gioachino Antonio Rossini u lind 29 shkurt 1792 dhe ndërroi jetë më 13 nëntor 1868. Ishte një kompozitor italian, i cili fitoi famë për 39 operat e tij, megjithëse ai gjithashtu shkroi shumë këngë. Ai vendosi standarde të reja si për operën komike ashtu edhe për atë serioze përpara se të tërhiqej nga përbërja në shkallë të gjerë ndërsa ishte ende në të tridhjetat, në kulmin e popullaritetit të tij. I lindur në Pesaro nga prindër që të dy ishin muzikantë, Rossini filloi të kompozonte në moshën 12 vjeç dhe u shkollua në shkollën e muzikës në Bolonjë. Opera e tij e parë u shfaq në Venecia në 1810 kur ai ishte 18 vjeç. Në 1815 ai u angazhua për të shkruar opera dhe për të menaxhuar teatrot në Napoli. Në periudhën 1810-1823 ai shkroi 34 opera për skenën italiane që u interpretuan në Venecia, Milano, Ferrara, Napoli dhe më gjerë. Gjatë kësaj periudhe ai prodhoi veprat e tij më të njohura përfshirë operat komike L’italiana në Algeri, Il barbiere di Siviglia (Berberi i Seviljes) dhe La Cenerentola, të cilat sollën në një kulm traditën e opafës që ai trashëgoi nga mjeshtrat siç janë Domenico Cimarosa dhe Giovanni Paisiello. Ai gjithashtu kompozoi vepra seri operash si Otello, Tancredi dhe Semiramide. Të gjitha këto tërhoqën admirim për inovacionin e tyre në melodi, ngjyrë harmonike dhe instrumentale dhe formë dramatike.

 

https://sot.com.al/kultura/pjese-te-zgjedhura-nga-krijimtaria-e-kompozitorit-gioachino-rossini-ne-k-i428793