Igli Mezini, balerini bashkëkohor ka vizituar Shqipërinë për një trajnim me balerinët Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Aktualisht ai po punon pranë teatrit të Lucerne, duke qenë solist aty. Sigurisht një arritje e madhe për një balerin shqiptar që fillimet I ka pasur në shkollën tonë të baletit, por që zhvillimet i ka marrë duke u perfeksionuar nëpër skenat më të mira botërore. Si ishte eksperienca jote e fundit? “Eksperiencë shumë e mirë. Mora frytet për të cilat erdha, sepse e udhëhiqja këtë work shop”. Të jesh solist në një teatër botëror,është një arritje e madhe, si ka qenë rrugëtimi deri këtu? “Nuk është e lehtë të flasësh për veten. Kam bërë shkollën e baletit në Tiranë. Më është dhënën një mundësi më shumë në Kanë të Francës, më pas në Gjermani, më pas në Francë, Kinë dhe Zvicër. Eshtë një rrugëtim me shumë ndodhi Brenda”. Nga ana tjetër ju keni qenë pjesë e kompanisë së koreografit Angjelin Preljocaj. Si ka qenë ky bashkëpunim? “Kam pasur fatin që me pjesë të ndryshme nga repertori i Angjelin Preljocaj të shkoj dhe të performoj në skena shumë të rëndësishme të botës. Më pas në një moment të caktuar m’u desh mua të vazhdoja rrugëtimin tim”.

https://top-channel.tv/video/rikthimi-i-balerinit-igli-mezini-po-trajnon-balerinet-e-teatrit-kombetar-te-operas-dhe-baletit/