Sot, Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë, Presidenti – Reshat Ibrahimi, Kryetari – Edmond Kiri dhe anëtarët Aurel Thellimi, Gramoz Burba dhe Eltion Merja zhvilluan një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të TKOBAP, znj. Zana Çela për lajmin e shpërndarë në media në lidhje me plagjaturën e logos së re. Që prej deklaratës së TKOBAP në lidhje me situatën, ishte hera e parë që përfaqësuesit e Sindikatës kërkonin informacion për sa i përket korrektësisë së procesit të zhvillimit të Konkursit Kombëtar për NEWBRAD DHE BRANDBOOK DHE VIDEO KONCEPT I BRANDBOOK, si edhe çfarë hapash janë bërë për ti shkuar deri në fund çështjes.
Në mbyllje të takimit, përfaqësuesit e Sindikatës, falenderuan Drejtoreshën e Përgjithshme, për informacionin e detajuar dhe treguan vullnetin e tyre të plotë për të sqaruar të gjithë komunitetin artistik edhe përtej teatrit, për mënyrën tepër të saktë ligjore me të cilën është zhvilluar i gjithë procesi i NEWBRAD DHE BRANDBOOK DHE VIDEO KONCEPT I BRANDBOOK, si edhe për informacionin përsa i përket të gjithë adresimit juridik të këtij problemi, duke bërë përgjegjës autorin për të gjithë dëmin e shkaktuar, në rast se organet kompetente certifikojnë imazhin e logos së TKOBAP si plagjaturë.