Angazhimi dhe debutimi i artistëve të rinj mbetet prioritet për Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Angazhimi i të rinjve është një iniciativë e ndërmarrë nga drejtoresha e TKOB, duke iu vënë atyre në dispozicion të gjithë infrastrukturën artistike dhe teknike në mënyrë që ky investim i bërë tek këta talente të kthehet përsëri mbrapsht në të ardhmen për TKOB.
“Këto të dhëna dëshmojnë punën e palodhur të stafit tonë artistik dhe skenik, i cili i ka mësuar e trajnuar secilin prej tyre individualisht duke vendosur në dispozicion jo vetëm kohën dhe energjitë e tyre pozitive, por gjithashtu të gjithë infrastrukturën artistike e teknike të TKOBAP me qëllim maksimizimin e përfitimit të tyre nga këto eksperienca unike”, u shpreh drejtoresha e TKOBAP, Zana Çela.
Në këto 4 vitet e fundit 692 artistë kanë qenë pjesë e angazhimeve në projektet e këtij teatri. 102 artistë të rinj ndërkohë janë punësuar dhe tashmë janë pjesë e TKOB ku janë realizuar 858 pjesë të ndryshme të repertorit të ri.
Ky është një projekt i cili konsiderohet një investim i rëndësishëm dhe shumë shpejt të rinj të tjerë do të jenë protagonistë të veprave të ndryshme që TKOB do të shfaqë.
Ndër të tjerë spikasin emrat e artistëve të rinj si Ivana Hoxha (mezzosoprano), Denis Skura (tenor), Renisa Lacka (soprano), Nina Muho soprano, Bledar Xh Domi bass, Xhieldo Hyseni bass, Gert Cinxo violinë, Erjona Nako vjolincel, Evjord Ngjeliu klarinetë, Herta Cane dhe Igli Rapaj pianist, të cilëve shumë shpejt do t’u besohet projekti i radhës në këtë teatër dhe që për këta artistë do të jetë debutimi për herë të parë në skenë