‘Një koncert për jetën’ ishte ai i organizuar nga Teatri Kombëtar i Operas për Krishtlindje.
Koncerti që synon të sjellë sadopak festë e ngjyra në këto ditë pandemie u mbajt në hollin e Teatrit.
Solistët lirikë dhe kori interpretuan këngët më të bukura të Krishtlindjes.
Artistët, edhe pse me një karrierë disa vjeçare, tregojnë se janë të emocionuar dhe me mall për skenën publikun, duartrokitjet e tij.
Dorina Selimaj: Ndihem shumë e kënaqur sepse gjithmonë publiku është shpirti i artistit. Mezi presim të dalim në publik, megjithëse këtë vit është ndryshe, bëjmë koncerte në kushte pak të vështira. I uroj të gjithëve Gëzuar Krishtlindjet dhe një vit sa më i mbarë!
Tingujt e koncertit arritën të mblidhnin pranë hollit të Operas qytetarë të shumtë.
Në vigjilje të ndërrimit të viteve artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit do të sjellin një tjetër koncert, në mënyrë që muzika dhe sidomos shpresa të mos mungojnë në këto ditë festive.