Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shpall vend vakant për pozicionin e punës : Specialist/e Informacioni( recepsionist/e)
Kandidati/ja për pozicionin e punës duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:
Përshkrim i përgjithshëm i punës
Specialist/e- Informacioni (recepsionist/e);
- Mirëpret, komunikon dhe rregjistron vizitorët që janë te interesuar të hyjnë në mjediset e Institucionit të TKOBAP-së. Zbaton procedurën e hyrje/daljes në mjediset e Institucionit.
- Krijon dhe administron bazën e të dhënave me të cilët Institucioni ka komunikim.
- Komunikon me personat që paraqiten në recepsion dhe organizon komunikimin e tyre me personat e interesuar pas marrjes së konfirmimit nga pritësi;
- Zbaton normat më të mira të komunikimit me personelin dhe vizitorët.
- Realizon detyra të tjera që i ngarkohen kohë pas kohe sipas nevojave të Institucionit.
Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatet që aplikojnë:
- Të jetë shtetas/e shqiptare;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
- Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme te komunikimit;
Kërkesat e vecanta që duhet të plotësojnë kandidatët që aplikojnë:
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm
- Të njoh dhe të përdor kompjuterin.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi,
- Mosha mesatare e kandidatit/es deri në 25 vjeç;
Dokumentacioni do të dorëzohet pranë sekretarisë së TKOBAP( zyra e protokollit) ose të skanuara në mailin zyrtar të TKOBAP-së sekretaria@tkob.gov.al deri me datë 07.12.2020.
Kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e kërkuara do të lajmërohen nepërmjet numrit të tyre të kontaktit ose mail nga Sekretaria e Institucionit, për intervistën me gojë.
Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të web-it të Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor www.tkob.gov.al