Një shfaqje shumë e veçantë do të jepet sonte në mbrëmje në orën 18:00 në ballkonin e Teatrit të Operas dhe Baletit, përballë me sheshin “Skënderbej”. Aty do të prezantohen disa nga krijimet e kompozitorëve më të mirë shqiptarë nën interpretimin e artistëve të njohur të këtij institucioni. E veçanta e kësaj shfaqjeje është sepse do të mund të ndiqet nga çdo qytetar në shesh. Publiku do të ndjekë një program të larmirshëm romancash shqiptare, të vendosura në një mënyrë po aq romantike në ballkonin e teatrit. Bëhet fjalë për krijime të emrave të mëdhenj si Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Limos Dizdari, Endri Sina, Vangjo Nova, Zamir Këlliçi, Pëllumb Vorpsi, Gazmend Mullahi, Dritan Lumshi, Pjetër Gaci apo Zef Çoba. Për më shumë ne do të shkojmë në ballkonin e TKOB. Në njëlidhje direkte me Wake Up në Top Channel, nga ballkoni i Teatrit të Operas dhe Baletit, Eva Golemi, soprano dhe Klevis Saliaj, drejtor i prodhimit na zbuluan detaje nga koncerti.
Published on 09 11 2020