Muzika legjendare e filmit “Skënderbeu” do të mjaftonte që kompozitori Çesk Zadeja të rreshtohej mes kolosëve të artit shqiptar. Megjithatë janë me dhjetëra xhevahire të muzikës nën firmën e professor Zadese, që i dhanë atij titullin me të lartë “Nderi i Kombit”.Ishte vetë presidenti i Republikës, Ilir Meta, që nga salla që mban emrin e Çesk Zadesë në Universitetin e Arteve, vlerësoi krijimtarinë dhe rolin e profesorit në themelimin e institucioneve të muzikës artistike.  Të pranishmit në këtë ceremoni ndoqën edhe një koncert me disa nga kompozimet më të njohura të profesor Zadesë. Krijimtaria e Çesk Zades, nga simfonia e parë shqiptare tek orkestrimi i himnit kombëtar, shërben edhe sot si një udhërrëfyes në fushën e kompozimit. Ai është vlerësuar me një sërë çmimesh të rëndësishme si ˝Artist i merituar˝, ˝Artist i Popullit˝dhe ˝Çmimi i Republikës i Shkallës I˝.

https://tvklan.al/nderi-i-kombit-per-cesk-zadene/