Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. Në këtë pjesë të tretë do të kemi surpriza të bukura që vijnë nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor. Do të flasim për një koncert që do të mund ta shohim në rrjetet sociale të TKOB për të gjithë ata që duan të shijojnë një shfaqje nga Ansambli i Valleve Popullore. Një pjesë të shkurtër të magjisë që TKOBAP-ja do të sjellë ditën e premte do ta kemi edhe ne sot live në studio nga valltarët e Ansamblit Popullor.

https://www.youtube.com/watch?v=GjFVNtE-mGk