Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në mbështetje të Statutit të Institucionit të TKOBAP miratuar me urdhër të Ministrit të Ministrisë së Kulturës nr 166 datë 27.04.2015;  Rregullores së Brendshme të Institucionit; Organikës dhe Strukturës së Institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr 140, datë 28.03.2014, shpall 3 (tre) vende vakante për pozicionin e punës Korist me specifikë zëri “Tenor”  dhe “Soprano” në Drejtorinë e Operas dhe Filarmonisë përkatësisht tek sektori i Korit në TKOBAP.

  • Korist “Soprano”; – 1(një) vend
  • Korist “Tenor”; – 2(dy) vende

Për ti dhënë më shumë kohë shpërndarjes së informacionit për vënde të lira pune në sektorët artistikë e për rrjedhojë për ti krijuar mundësi pjesmarrjes më të madhe në numër të konkurrentëve TKOB nxjerrë njoftimin e saj 30 (tridhjetë) ditë përpara.

Njoftojmë të gjithë të interesuarit se në datën 03/11/2020 (vokali soprano) dhe 04/11/2020 (vokali tenor), ora 12:00Sallën e Korit, në katin e tretë brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të zhvillohet audicioni për vendin vakant korist në sektorin e korit specifikë zëri soprano dhe tenor.

 

Të gjithë ata artistë të jashtëm të interesuar për pjesmarrje për këtë vend vakant duhet të dorëzojnë pranë sekretarisë së TKOBAP deri me datë 20/10/2020 ora 14:00 dokumentat e nevojshme për regjistrim si më poshtë vijon;

  1. Të ketë kryer studimet e larta dega Kanto (bachelor ose master) brenda ose jashtë vendit.
  2. Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuara.
  3. Në rast se konkurenti ka studiuar jashtë vendit një kopje të diplomës e noterizuar.
  4. Fotokopje e dokumentit të identitetit të vlefshëm.
  5. CV bashkangjitur me Foto
  6. Një kopje të Curriculum Vitae bashkëngjitur me Foto, (veprimtaria e 2 viteve të fundit e çertifikuar, mastër class, work shop, programe koncertesh, recitalesh, shfaqje të ndryshme, si dhe të dhëna të tjera që plotësojnë figurën  artitike, eksperiencë pune për figurën artistike që konkurojnë, etj). Dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar këtë kriter.
  7. Të ketë njohuri minimumi të dy gjuhëve të huaja italisht dhe anglisht.(Të paktën një të çertifikuar).

 

     Programi:

  1. Tre arie të ndryshme nga operat sipas dëshirës së kandidatit , por nga repertori i W.A.Mozart, G.Verdi ose G.Puccini dhe J.Massenet ose Ch. Gounod.
  2. Shtrirja vokale (Vokalisë).
  3. Lexim me shikim të parë.
  4. Pjesë korale të detyrueshme.

 

  1. Brahms – Eine Deutches Requiem op. 45 nr. 4 Wie liblich sind deine Wohnungen
  2. ( Soprano /Tenor)
  3. J.Haydn – Mass Nr. 9  in C  “Credo ”          (Soprano)
  4. Rossini – “ Stabat Mater”  Nr.10 “Amen”   ( Soprano/Tenor)
  5. Verdi – Messa da Requiem – Fugato “ Libera me Domine ( Soprano/ Tenor)
  6. C. Orff –  Carmina Burana “In Taberna”    (Tenor)