Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statutit të Institucionit të TKOBAP miratuar me urdhër të Ministrit të Ministrisë së Kulturës nr 166 datë 27.04.2015; Rregullores së Brendshme të Institucionit; Organikës dhe Strukturës së Institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr 140, datë 28.03.2014 shpall 1(një) vend vakant në Drejtorinë e Operas dhe Filarmonisë përkatësisht tek Sektori i Orkestrës si më poshtë vijon:
- Orkestrant instrumenti “Violonçel”;
Për ti dhënë më shumë kohë shpërndarjes së informacionit për vënde të lira pune në sektorët artistikë e për rrjedhojë për ti krijuar mundësi pjesmarrjes më të madhe në numër të konkurrentëve TKOB nxjerrë njoftimin e saj 30 (tridhjetë ) ditë përpara.
Audicioni për pozicionin e punës Orkestrant Instrumenti “Violoncel” do të mbahet në datën 29.10.2020 ora10:00 në sallën e provave të orkestrës që ndodhet përballë hyrjes së artistëve, brenda Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Të gjithë ata kandidatë të interesuar për pjesmarrje, për këto vende vakante duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Institucionit të TKOBAP-së deri në datën 16.10.2020 ora 14:00 dokumentat origjinale ose fotokopje për regjistrim si më poshtë vijon;
Kriteret e përgjithshme (dokumentacioni)
1.Të ketë kryer studimet e larta (bachelor ose mastër) diploma e instrumentit (violonçel,) brenda ose jashtë vendit.
2.Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuar.
3.Fotokopje e Diplomës së noterizuar (në rast se konkurenti ka studiuar jashtë vendit e noterizuar).
4.Fotokopje e dokumentit të identitetit të vlefshëm.
5.Një kopje të Curriculum Vitae bashkëngjitur me Foto, (veprimtaria e 2 viteve të fundit e çertifikuar, mastër class, work shop, programe koncertesh, recitalesh, shfaqje të ndryshme, si dhe të dhëna të tjera që plotësojnë figurën artitike, experience pune për vendin që aplikon, etj). Dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar këtë kriter.
6.Të ketë njohuri minimumi të dy gjuhëve të huaja italisht dhe anglisht.
- Orkestrant, instrumenti (violonçel)
Program i detyruar
1.Koncert i detyrueshëm J.Haydn Re maxhor Koha e parë më kadencë
2.Dy kohë nga suitat e J.S.Bach-ut sipas zgjedhjes së kandidatit
Vështirësi orkestrale:
Ekzekutimin e disa fragmenteve nga vepra operistike dhe simfonike
- Verdi; “La traviata” –Akti 1 nr 2 ( Kori)
- Biset; “Carmen” –Akti I Finale
- L Van Beethoven “Coriolan”-Uverturë
Solo
1.G.Verdi; Opera Il Rigoletto Aria e Rigoletos ( parti solo)
2.G. Rossini Uvertura “Guglielmo Tell” (Ansambli i violoncelave, parti solo )
Lexim “A prima vista”
Nga literatura e repertorit skenik (opera &balete) si dhe nga repertori sinfonik.