Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statutit  të Institucionit  të  TKOBAP miratuar me urdhër të Ministrit të Ministrisë së Kulturës nr 166 datë 28.09.2020; Rregullores së Brendshme të Institucionit; Organikës dhe Strukturës së Institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr 140, datë 28.03.2014  shpall 2(dy) vende vakante në vijim në Drejtorinë e Operas dhe Filarmonisë përkatësisht tek Sektori i Solistëve:

  • Solistë lirik “Soprano”;
  • Solistë lirik  “Bass”;

Për ti dhënë më shumë kohë shpërndarjes së informacionit për vënde të lira pune në sektorët artistikë e për rrjedhojë për ti krijuar mundësi pjesmarrjes më të madhe në numër të konkurrentëve TKOB nxjerrë njoftimin e saj rreth 30 (tridhjetë) ditë përpara.

Audicioni për pozicionin e punës Solistë lirik- Soprano  do të mbahet  në datën 26/10/2020 ora 13:00 në hollin e katin e dytë, brenda Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Audicioni për pozicionin e punës  Solistë lirik- Bass  do të mbahet  në datën 27/10/2020 ora13:00 në hollin e katit të dytë, brenda Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Të gjithë ata kandidatë të interesuar për pjesmarrje, për këto vende vakant duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Institucionit të TKOBAP-së deri në datën 22.10.2020 ora 14:00 dokumentat origjinale ose fotokopje për regjistrim si më poshtë vijon;

Kriteret e përgjithshme (dokumentacioni)

1.Të ketë kryer studimet e larta dega Kanto (bachelor ose mastër) brenda ose jashtë vendit .

2.Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuar.

3.Në rast se konkurenti ka studiuar jashtë vendit një kopje e diplomës e noterizuar.

4.Fotokopje e dokumentit të identitetit të vlefshëm

5.Një kopje të Curriculum Vitae  bashkëngjitur me Foto, (veprimtaria e 2 viteve të fundit e çertifikuar, mastër class, work shop, programe koncertesh, recitalesh, shfaqje të ndryshme, si dhe të dhëna të tjera që plotësojnë figurën  artitike etj). Dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar këtë kriter.

6.Të ketë njohuri minimumi të dy gjuhëve të huaja italisht dhe anglisht ( të paktën një e çertifikuar).

 

  • Kriteret e veçanta të kualifikimit për vendet vakante Solistë lirik- Soprano dhe Solistë lirik- Bass.

 

Program i detyruar – soprano

Roli komplet nga Opera “La Traviata” e Giuseppe Verdi: Violetta Valery

Roli komplet nga Operereta “ Die Fledermaus “ e Johannes Strauss: Rosalinde

Roli komplet nga Opera “ La Boheme “ e Giacomo Puccini: Mimi

Arie e Amelia  shkëputur nga Opera  e Giuseppe Verdi “Un ballo in maschera “

  • Morrò,  ma prima in grazia

 

Program i detyruar – bass

Roli komplet nga Opera “ Carmen” e George Bizet: Zuniga

Roli komplet nga Operereta “ Die Zauberflöte “ e W.A.Mozart: Sarastro

Roli komplet nga Opera “ La Boheme “ e Giacomo Puccini: Collin

Roli i Silvano-s  nga Opera  e Giuseppe Verdi “Un ballo in maschera “