Teatri Kombëtar i Operas, Baleti dhe Ansamblit Popullor, (TKOBAP) është person juridik, publik, me statusin e institucionit qendror, në varësi të ministrit përgjegjës për artin dhe kulturën. Institucioni (TKOBAP) zbaton politikat shtetërore dhe kombëtare në fushën e artit skenik duke patur si mision ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave më të mira të teatrit muzikor dhe koreografik, folklorik shqiptar dhe botëror, krijmtarinë e re skenike, ngritjen teknike dhe profesionale, edukimin e brezave me veprat më të mira të teatrit muzikor, koreografik dhe folklorik, me objekt kryesor të veprimtarisë së tij nxitjen dhe zhvillimin e artit skenik, ruajtjen e identitetit kulturor kombëtar, shkëmbimet teatrore ndërkombëtare, realizimin e veprave skenike të autorëve shqiptare të huaj, eksperimentimin e formave të reja të shprehjes skenike etj.
TKOBAP ofron mundësi punësimi dhe ambjent dinamik ku mund të shprehni potencialin tuaj profesional.
Kandidati konkurent për pozicionin e punës Specialist/Jurist pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme.
Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojnë personat që aplikojnë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
- Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Juridik bachelor + master (ose diplomën ekuivalente me to);
- Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet në profesion;
- Të njohë programet bazë kompjuterike;
- Të njohë dhe të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe të jetë i aftë për të punuar në grup;
- Të ketë njohuri minimumi të dy gjuhëve të huaja italisht dhe anglisht
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
1.Jetëshkrimi CV;
2.Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
3.Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
4.Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5.Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
6.Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7.Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nepërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejpërdrejta.
Dokumentacioni do të dorëzohet pranë sekretarisë së TKOBAP (zyra e protokollit) deri më datë 31.08.2020. Pas verifikimit të dokumentave të kërkuara, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor, kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e kerkuara do të lajmërohen nepërmjet numrit të tyre të kontaktit nga Sekretaria e Institucionit, për intervistën me gojë.