Kandidati konkurent për  pozicionin e punës Specialist/Jurist  pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse  duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme.

Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojnë personat që aplikojnë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  7. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Juridik bachelor + master (ose diplomën ekuivalente me to);
  2. Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet në profesion;
  3. Të njohë programet bazë kompjuterike;
  4. Të njohë dhe të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike;
  5. Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe të jetë i aftë për të punuar në grup;
  6. Të ketë njohuri minimumi të dy gjuhëve të huaja italisht dhe anglisht

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

1.Jetëshkrimi CV;

2.Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

3.Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

4.Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

5.Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

6.Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

7.Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

 

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nepërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejpërdrejta.

Dokumentacioni do të dorëzohet pranë sekretarisë së TKOBAP (zyra e protokollit) deri më datë 12.08.2020. Pas verifikimit të dokumentave të kërkuara, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor,  kandidatët  të cilët plotësojnë kriteret e kerkuara do të lajmërohen nepërmjet numrit të tyre të kontaktit nga Sekretaria e Institucionit, për intervistën me gojë.