Ditën e sotme do të zhvillohen homazhet në nder të mjeshtrit të valles popullore shqiptare, Besim Zekthi. Homazhet për Besim Zekthin do të zhvillohen nga ora 11:00 deri në orën 12:45 në Muzeun Historik Kombëtar, ku miq, të afërm dhe dashamirës do t’i japin lamtumirën e fundit.

Zekthi u nda nga jeta ditën e djeshme në shtëpinë e tij në Tiranë, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Gjatë krijimtarisë së tij artisti Besim Zekthi ka dhënë kontribut, si kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, por ka shkëlqyer edhe si solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Për kontributin e tij ta vyer në kulturën shqiptare mban titujt “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”.

Ajo që do të mbahet mend gjatë nga brezat e ardhshëm është “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria”, ku për këtë të fundit është vlerësuar me “Gjerdanin e Artë” të vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në 1970-n.

 

http://www.gazetadita.al/u-nda-nga-jeta-nga-nje-semundje-e-rende-sot-zhvillohen-homazhet-per-mjeshtrin-e-valles-popullore-besim-zekthi/