Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjeshtërit të valles popullore shqiptare, në moshën 84-vjeçare të Besim Zekthit.

Teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes, Ruçi thotë se Zekthi ishte një xhevahir i rrallë në gjerdanin e artë të valles, folklorit dhe kulturës shqiptare, i cili do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si shqiponja e valles së shqipeve, që i dha  hijeshi Shqipërisë në skenat botërore.

“Besim Zekthi ishte një valltar i madh, një artist i shquar,  një xhevahir i rrallë në gjerdanin e artë të valles, folklorit dhe kulturës shqiptare.

Zekthi do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si valltari virtuoz, shqiponja e valles së shqipeve dhe e Shqipërisë në festë, që lartoi dhe i dha  hijeshi Shqipërisë në skenat botërore”, shkruan Kryetari i Kuvendit Ruçi.

 

http://www.panorama.com.al/shqiponja-e-valles-se-shqipeve-ruci-mesazh-ngushellimi-pas-ndarjes-nga-jeta-te-mjeshterit-besim-zekthi/