Ministrja e Kulturës Elva Margariti përmes kamerës së “Report Tv” sjell ndryshimet e reja, që ka pësuar opera pas rikonstruksionit. Ndonëse na ndan vetëm pak kohë nga inaugurimi i saj, Margariti flet për skenën e re, akustikën e saj, sallat e instrumentiste edhe balerinëve, por edhe për pupulitin e shumëpërfolur!
Ndonëse pritjes së gjatë të artistëve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit po i vjen fundi, ministrja e Kulturës Elva Margariti rrëfen për “Reporttv” rikonstruksionin e institucionit 70-vjeçar. I nisur në janar të 2017-s, pas katër vitesh punë, ministrja ndalet tek skena e rikonceptuar me dy ballkonata, duke theksuar se si përmes teknologjisë bashkëkohore është siguruar akustika maksimale
“Akustika është studiuar me profesionistë shqiptarë edhe të huaj, duke u bërë stimulime të ndryshme me programe të avancuar, që kanë bërë rikurbëzimin e çdo paneli. Të gjitha panelet në tavan janë të lëvizhëm, duke krijuar një tjetër kafaz akustik, sipas shfaqjes që do të ngjitet në skenë. Gati 90 për qind të rikonstruksionit ka përfunduar”, thotë Elva Margariti.
Sallat e reja për balerinët, instrumentistët edhe studiot e tyre, tashmë janë gati. Ndërsa, artistët janë ata që do të thonë fjalën e fundit për të rishikuar çdo problematike të hasur
“Ka pasur shqetësime sa i përket pjesës së subsesionit, që janë shtresa që e krijojnë këtë subsesion, që janë totalisht sipas të gjitha kritereve të krijuara nga specialistët. Nën këto elementë që duket të varfra, më pas ekziston teknologjia e vërtetë, sikundër edhe në pjesën e sipërme, që shikojmë matërialin e shumëdiskutuar si pupulit, por që është heraklit edhe kryen funksionet akustike”, shprehet ministrja Elva Margariti.
Inaugurimi i operës për të gjithë artdashësit do të bëhet në muajt në vijim, ndërsa projekti fillestar i rikonstruksionit është 1.2 miliardë lekë, por arritjen e standardeve bashkëkohore është përdorur edhe buxhet shtesë.