Kryeministri Edi Rama pa nga ajër ndryshimin që pësoi TOKB, ndërsa theksoi se qoftë këtu e qoftë në të ashtuquajturin Teatër Kombëtar, ku arsyeja e mosarsyes e bashkuar me politikën e pengimit të çdo pune, krijuan vitet e fundit një shesh të radhës, për një përshesh të radhës.

Teatri i Operas dhe Baletit është transformuar pas rikonstruksionit. Kryeministri Edi Rama pa nga afër ndryshimin që pësoi TKOB, ndërsa theksoi se qoftë këtu e qoftë në të ashtuquajturin Teatër Kombëtar, ku arsyeja e mosarsyes e bashkuar me politikën e pengimit të çdo pune, krijuan vitet e fundit një shesh të radhës, për një përshesh të radhës.

Sot në hapësirën e transformuar rrënjësisht të Teatrit të Operas dhe Baletit, ku pas 70 vjetësh solistët e trupa jonë, si edhe talentet e mëdha të muzikës lirike e sinfonike shqiptare që shkëlqejnë nëpër botë, do të ndjehen më në fund njësoj si në Milano, Londër, New York apo Tokio, m’u kujtua një grevë urie e artistëve që këndonin korin e skllevërve të “Aidës” me rripa të kuq në kokë, duke luftuar kundër idesë sime si ministër kulture asokohe, për reformimin radikal të sistemit teatror!

Plot dy dekada të humbura mes lagështisë, pluhurit, vapës e të ftohtit, degradimit të viteve dhe rënkimeve të dërrasa të skenës e të karrigeve, qoftë këtu e qoftë në të ashtuquajturin Teatër Kombëtar, ku arsyeja e mosarsyes e bashkuar me politikën e pengimit të çdo pune, krijuan vitet e fundit një shesh të radhës, për një përshesh të radhës” shkruan Rama.

 

https://shqiptarja.com/lajm/transformohet-teatri-i-operas-dhe-baletit-rama-dy-dekada-te-humbura-mes-lageshtise-thumbon-pd-per-teatrin-kombetar