Balerinat e TKOB-së u bënë bashkë për një çështje me ndjeshmëri të lartë, që në mbarë botën ngre miliona zëra e përcjell mesazhe të pafundme. Performanca e shpirtit kundër dhunës ndaj gruas prezantoi krijimtarinë e balerinave, si pjesë e sezonit artistik online “Opera me pizhama”. 

Të frymëzuara nga muzika unike e Mozart, Koncert nr 23 në kohën e dytë, solistet e trupës së baletit  kanë shprehur tërëemocionet e tyre lidhur me situaten e shkaktuar nga pandemia  e virusit Covid 19. Performanca e artisteve, u shfaq për publikun në YouTube dhe gjithashtu edhe live stream në facebook-un e TKOB-së.

Janë momente që kanë dalë spontanisht nga secila prej tyre. Vërtet kanë xhiruar në kushtet e shtëpisë, por më shumë rëndësi ka ndjesia dhe mesazhi që përcillet duke i zbërthyer në lëvizje e gjuhë trupi.

 

https://kohajone.com/tkob-me-art-kunder-dhunes-ndaj-gruas/