Baletini vallëzon koreografinë e Yuri Vamos. Tema qendrore e koreografisë prek aktualitetin, “qëndrimi i njeriut ndaj ligjeve të natyrës”
Monologu “Egoja”, shkëputur nga “Carmina Burana” me koreografi të Yuri Vamos, në mungesë të ndriçimit dhe efekteve speciale, mbërrin e mbështjellë nga dashuria e balerinit Dion Gjinika për publikun.
I mbyllur në shtëpi, për shkak të situatës së krijuar nga Covid -19, balerini i njohur ka ndryshuar disa detaje për shkak të hapësirës së limituar, në karantinë .
Performanca soul e Dion Giinikës është realizuar për sezonin online të Teatrit të Operës dhe Baletit, ndrësa balerini është pjesëtar i trupës në këtë institucion.
Koreografi Youri Vamos shpreh idetë e tij në lidhje me konceptin skenik të baletit “Carmina Burana”. Tema qendrore e koreografisë së tij është qëndrimi i njeriut ndaj ligjeve të natyrës. Ai që ngrihet kundër harmonisë që jeton në të, është i destinuar të dështojë. Kjo premierë është ngjitur në TKOB katër vjet më parë, por mesazhi i kësaj vepre merr një vlerë aktuale në situatën e krijuar nga pandemia COVID -19, e sidomos ku detyrohesh të vallëzosh brenda mureve të shtëpisë si Dion Gjinika.