Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit i Shqipërisë ka vendosur që të jetë pranë publikut, nëpërmjet një sezoni artistik online. Ky sezon është konceptuar në mënyrë të atillë që përveç transmetimit të shfaqjeve të xhiruara në sezonet e kaluara, të përmbajë edhe performanca solistike të artistëve të xhiruara në kushtet e karantinimit.

Ky sezon artistik është hapur më 11 prill me operan “La Boheme”, që u transmetua live në Facebook dhe Youtube dhe vijoi me krijimtarinë dhe interpretimet e balerinëve Isida Mollaymeri, Dion Gjinika, Eltion Merja dhe Kevin Lila. Ata kanë përshtatur banesat e tyre, jo vetëm për ushtrimet e përditshme, por edhe për të krijuar apo interpretuar, si e vetmja mënyrë për të mbërritur tek publiku në këto kohë izolimi.

https://www.news31.al/balerinet-e-tkob-se-interpretojne-ne-kushte-izolimi/