Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela, ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për sezonin e ri artistik të TKOB si edhe rutinën në këto ditë karantinimi.

Ajo ndau përditshmërinë si amvisë dhe zonjë shtëpie, edhe pse nuk i kurseu as lotët kur ra fjala te kujtimet e së kaluarës dhe pengjet që ka në jetë.

Çela mes lotësh rrëfeu se është ndjerë nostalgjike dhe ka hapur albumet me fotografitë e vjetra, duke ndjerë mall për familjarët, por edhe për kohën kur i biri ishte në krahët e saj.

Thënë këtë, ajo pranoi se është penduar që ka vrapuar gjithnjë pas punës, duke mos kaluar aq kohë sa do të donte pranë njerëzve të dashur.

 

http://top-channel.tv/video/perlotet-zana-cela-dhe-fajin-e-ka-kjo-fotografi/